Ish-banori i Big Brother, Petrit Bylykbashi është prekur për herë të dytë nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, përmes një postimi në facebook, ku shkruan se tre muaj pasi u infektua për herë të parë, iu shfaqën sërish simptomat dhe pasi kishte kryer testin kishte rezultuar pozitiv.
Ai thotë se simptomat janë më agresive së herë e parë dhe se është vetëizoluar. Më tej, ai shton se ka pasur kontakte me njerëz të infektuar, por nuk është treguar i kujdesshëm, sepse nuk mendoi se mund të infektohej sërish.
“Ky virus i çuditshëm! Mbas 4 ditëve të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disaorëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin, vendosëm që unë me u ritestu për Covid-19. Fatkeqësisht, rezultova pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri.
Virusi m’u kthye afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv. Po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri. Të jem real, duke qenë i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajtur as për një moment të vetëm dhe kontakte me njerëz të infekuar kam pasur në shumë raste.
Herën e parë, fatmirësisht, nuk është infektuar askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta më ndodh edhe këtë herë. Unë prapë nga sot jam i vetizoluar për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Kujdesuni për veten, virusi po kthehet”, shkruan ai.