Ish banori i “BB VIP” thumbon Sabianin: Unë do t’i shkoja vëllait në dasmë

schedule10:46 - 26 Qershor, 2022

schedule 10:46 - 26 Qershor, 2022

Ish-banori i “BBVIP”, Meridian Ramçaj ka komentuar prishjen e “vëllazërisë” mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit. Këngëtari nuk mori pjesë as në dasmën e fituesit të “Big Brother VIP” dhe pse ky i fundit pretendon se ka qenë i pari që e ka marrë ftesën.

Gjatë një interviste që dha së fundmi, i pyetur se çfarë mendimi kishte në lidhje me mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit, Meridiani nuk kurseu ironinë. Ai tha se pavarësisht çdo gjëje, ai do të shkonte në dasmën e vëllait të tij.

Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë.”, tha Meridiani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!