Ish-ambasadori izraelit: Ndërtesa e OKB-së duhet të fshihet nga faqja e dheut

schedule22:25 - 20 Gusht, 2024

schedule 22:25 - 20 Gusht, 2024

Ish-ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, tha se selia e atij organizmi botëror në Nju Jork “duhet të mbyllet dhe të fshihet nga faqja e dheut“.

Ajo ndërtesë që mund të duket e bukur nga jashtë është në fakt e shtrembëruar”, tha Erdan për gazetën izraelite Maariv, shkruan Associated Press

Nuk është hera e parë që Erdan sulmon OKB-në. Ai ka kritikuar më parë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres dhe Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA).

Duke folur për planet e ardhshme, ish-ambasadori izraelit tha se e sheh veten si liderin e partisë konservatore Likud, duke pasuar kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Erdan e kritikoi Guterres në fillim të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtor të terrorizmit dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e tij./abcnews.al