Ish-ambasadori holandez Robert Bosch, ka dërguar një mesazh urimi për Kosovën ku dhe bën thirrje pesë vendeve që nuk e kanë njohur akoma që ta marrin një hap të tillë.
Bosch mes rreshtave për urimin në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka dhe një mesazh për vendet që refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë ku thekson se ato shumë shpejt do e kuptojnë se po përdoren nga Rusia.
Ndër të tjera ai shpreson që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja ta rishikojnë këtë vendim dhe ta njohin sa më parë shtetin e Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë për Kosovën. Shpresoj që Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania ta kuptojnë sa më shpejt se po përdoren nga rusët”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook./abcnewës.al

