Isco në kërkim të një “aventure” të re, spanjolli i vetëofrohet “gjigandëve” të Serie A

schedule18:22 - 6 Shkurt, 2023

schedule 18:22 - 6 Shkurt, 2023

Largimi i mundshëm i Nicolo Zaniolo drejt turqve të Galatasaray padyshim që lë një “boshllëk” të madh në repartin ofensiv të “verdhekuqve” dhe për teknikun Jose Mourinho është tashmë në dispozicion një ish-lojtar i tij.

Bëhet fjalë për spanjollin Isco, i cili momentalisht është pa një kontratë aktive dhe është i gatshmë t’i bashkohet klubit të Romës.

Ish-fantazti “madrilen”, prishi kontratën me spanjollët e Sevilla, pas largimit të teknikut Lopetegui. Ai gjithashtu u lidh me një kalim të mundshëm te gjermanët e Union Berlin, por problemi kryesor i 31-vjeçarit janë kërkesat ekonomike e mesa duket te Roma ka “gjithçka” që spanjolli kërkon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!