Isak Shehu: Rrezikojnë mbylljen shumë degë të muzikës, vetëm një student për oboe

schedule21:23 - 16 Qershor, 2020

schedule 21:23 - 16 Qershor, 2020

Universiteti i Arteve, furnizohet nga shkollat e muzikës të rretheve.  Mbyllja e shumë degëve në to ka çuar në reduktim të ndjeshëm të prurjeve në Tiranë, sipas dekanit të fakulteteve të muzikës Isak Shehu

“Sidomos në instrumentat e frymës, ka shumë mungesa. Në oboe ka vetëm një student, nga ana tjetër nuk bëhet fjalë, për një politikë stimuluese. Sepse po nuk u furnizuam nga shkollat e rretheve dhe të ketë elemente parapërgatitore, nuk mund të kemi prurje në  Universitet. Në Korçë kanë mbyllur degën e tunxhit, kjo  është absurde . Në 1920 ka patur 35 instrumentë tunxhi, sot është vetëm 1 dhe jep mësim muzikë në një fshat të Korçës”, shprehet ai.

Por, cilat janë degët që rrezikojnë mbylljen në muzikë?

“Për momentin oboe, por nëse vazhdojmë me këtë politikë, pas 10 vitesh do të rrezikojnë shumë degë”, thekson ai.

Për të përmirësuar këtë situatë, Shehu thotë se duhen politika stimuluese nga Ministria e Arsimit. Ai tregon edhe draftin e propozuar 4 vite më parë nga specialistët e muzikës, i cili nuk u mor parasysh

“Ne kemi propozuar për të gjithë instrumentët frymorë që të funksionojë në shkollat e mesme dhe  fillore si në botë , ku  futen grupet e orkestrave te harqeve dhe frymës si dhe koret. Nuk kemi kore në shkolla të mesme, është turp. Nuk kemi asnjë formacion orkestral”. Studentet e masterit, praktikën  le ta  zhvillojnë duke mësuar fëmijët e shkollave fillore”, thotë Shehu.

Nga ana tjetër studentët e degës së muzikës janë rikthyer në auditor , pas 3 muaj shkeputje

Punësimi është shqetësimi më i madh i tyre, ata janë të vetëdishëm se  të punësohen në orkestër nuk është e lehtë , por e kanë një zgjidhje tjetër

“Mund te jetë ky vazhdimi i një ëndrre dhe pasioni, por mund të mbetet me kaq, nëse unë nuk kam një dorë që t’më shtyj para “ le të themi që akoma mbetem te konteksti shkollës, jo më tej se kaq”.

“Jemi flaut dhe mësuesi , mësuese në të ardhmen , sepse mundësia për t’u punësuar në orkestër është  tepër e vogël”

Repertori i përzgjedhur për koncertin final të diplomimit është i larmishëm me pjesë botërore dhe autorë shqiptar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!