Ironia e Presidentit Trump për klimën

schedule15:30 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 15:30 - 29 Dhjetor, 2017

Ka ngjallur shumë polemika batuta e presidentit amerikan Donald Trump sipas të cilit Shteteve të Bashkuara të Amerikës do i bënte mire pak ngrohje globale.Vendi aktualisht është përfshirë nga një mot me borë dhe ngrica, ndërsa demokratët akuzojnë kreun e Shtëpisë së Bardhë se po sillet si një fëmijë që urren shkencën.

Sipas Donald Trump, ndryshimet klimaterike janë një shpikje e kinezëve, dhe për më tepër ngrohja globale do i bënte mirë vendit. Në një moment që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga bora dhe ngrica, dhe në disa shtete janë shënuar temperatura shumë të ulëta, presidenti amerikan ka publikuar në profilin e tij Tuiter një mesazh që ka ngjallur polemika të ashpra në vend. “Bregu lindor i shteteve të bashkuara të amerikës është përfshirë nga një mot i akullt dhe për natën e ndërrimit të viteve priten temperatura polare. Mund të përdorim pak ngrohje globale për të cilën vendi ynë, dhe jo të tjerët po paguajnë me miliona dollarë për tu mbrojtur. Mbulohuni mirë!,” shkruan kreu i shtëpisë së bardhë duke bërë që demokratët të reagojnë ashpër

Senatorja Elizabet Uoren i ka kujtuar presidentit Trump se vendi është një nga ndotësit kryesor të planetit dhe ka detyrim moral për të luftuar mdryshimet klimaterike

Të tjerë demokratë kanë replikuar në Tuiter duke shkruar se mesazhi i Trump ngjan me atë të një fëmije që urren shkencën.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i shtëpisë së bardhë tallet me ndrysihimet klimaterike dhe pasojat e saj pavarësisht se 13 agjenci federale në një raport të fundit të miratuar dhe nga Shtëpia e Bardhë shkruajnë se ngrohja globale shkaktohet nga njeriu dhe planeti është në rrezik./abcnews.al