Ironia e fatit në Lezhë! Një ditë më parë “dogji” shaminë e beqarit, sot i mori zjarr shtëpia

schedule18:43 - 2 Gusht, 2022

schedule 18:43 - 2 Gusht, 2022

Një banesë është shkrumbuar nga zjarri ditën e sotme në Pllanë të Lezhës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen e shtetasit Besim Demaj, i cili një ditë më parë kishte martuar djalin.

Për ironi të fatit djali që një ditë më parë “dogji” shaminë e beqarit, sot i është djegur banesa, ndërsa ka pësuar plagë edhe vetë.

Djali i familjes është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, pasi është djegur nga zjarri.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!