Qytetarët në Irlandën e Veriut votuan pro abortit në referendumin e së premtes. Duke komentuar rezultatet, kryeministri i vendit ka deklaruar se bëhet fjalë për një zhvillim historik sa u takon të drejtave të grave.
Qytetarët në Irlandën e Veriut kanë votuar masivisht pro abortit. Autoritetet vendase kanë publikuar pasditen e së shtunës rezultatet e referendumit të mbajtur një ditë më parë, ku 66.4 për qind janë shprehur pro, ndërsa 33.6 për qind kundër.
Aktualisht aborti lejohet vetëm kur jeta e gruas është në rrezik, por jo në rastet e përdhunimit, incestit, apo të anomalive të tjera. Votimi i hap rrugë ndryshimit të nenit 8 të kushtetutës irlandeze që garanton të drejta të barabarta për nënën dhe fëmijën e palindur, si dhe Parlamentit që ta kthejë atë në ligj.
Në reagimin e tij, kryeministri irlandez u shpreh se rezultatet e referendumit janë kulmi i një revolucioni që ka zgjatur mbi 20 vjet. Leo Varadkar tha se, votuesit irlandezë treguan se respektojnë zgjedhjen dhe vendimin e gruas kur në lojë është shëndeti i saj.
E vetmja zonë e vendit ku qytetarët votuan kundër abortit ishte rajoni Dongejl, me 51.9 për qind të votave. Ministrja britanike për Gratë dhe Barazinë, Penny Mordaunt deklaroi se rezultatet e refereundimit i japin shpresë Irlandës së Veriut, që deri më sot ka patur ligjin më të rreptë për abortin./abcnews.al