Irlanda: Pushtimi rus i Ukrainës dhe vetoja minojnë Këshillin e Sigurimit të OKB-së

schedule22:23 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 22:23 - 6 Dhjetor, 2022

Irlanda deklaroi se pushtimi rus i Ukrainës ka dëmtuar punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ministri i Jashtëm, Simon Coveney tha se pavarësisht nga elementëve negativë, beson se Irlanda ka pasur një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv gjatë mandatit të saj dy-vjeçar në këshill.

Këshilli ka marrë kritika vitet e fundit për faktin se është një “klub debati pa dhëmbë” dhe se nuk ka avancuar paqen ose konfliktin në një mënyrë të shpejtë ose kuptimplotë. Kjo kritikë u intensifikua kur një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit, Rusia, pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti.

Ministri i Jashtëm irlandez pranoi se kjo ishte një “kontradiktë themelore” e këshillit që e minoi atë. Ai tha se fuqia e një vetoje dhënë pesë anëtarëve të përhershëm – Rusisë, SHBA-së, Kinës, Francës dhe Britanisë së Madhe – gjithashtu “minon besueshmërinë e Këshillit të Sigurimit”.

“Mund të përqendroheni në negativet, dhe ka shumë… Ne kemi një anëtar të Këshillit të Sigurimit, një superfuqi ushtarake, që synon qëllimisht civilët në baza ditore dhe as që përpiqet ta maskojë këtë. Në shumë mënyra është një kontradiktë shumë thelbësore që minon besueshmërinë e Këshillit të Sigurimit”, tha ai. /abcnews.al