Irlanda ka lehtësuar disa nga kufizimet kundër Covid-19 duke përfshirë kufirin e udhëtimit 5 km (3 milje) duke filluar nga e hëna.
Vendi do të rihapë shkollat pas 100 ditësh të mbyllura si pjesë e masave të marra për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Gjithashtu do të lejohen takimet në ambiente të hapura edhe për persona jashtë familjes.
Irlanda ka regjistruar 2 viktima të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4,785 dhe 303 raste duke çuar numrin e përgjithshëm në 240,945 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al