Përkundër krizës globale nga pandemia, sfilatat e modës vazhdojnë. Irina Shayk ndau së fundmi disa imazhe nga sfilimi për firmën franceze Mugler. Supermodelja ruse tregoi anën e saj të guximshme, ku shfaqej e veshur me një “catsuit”, duke arritur t’i “thyejë” përsëri rrjetet sociale, siç ka bërë çdo herë.
Veshja e saj pjesërisht transparente, simulon një set provokues kombinuar me taka të larta dhe një maskë të zezë. Paraqitja e saj i përket koleksionit Pranverë Verë 2021 që është prezantuar përmes një mini filmi që Mugler ka prodhuar, me një sërë figurash të njohura të botës së modës si Bella Hadid apo Hunter Schafer.
Krijimet Mugler janë bërë pjesë e domosdoshme për modele dhe personazhe të tjerë të famshëm. Një zgjedhje afërsisht të tillë si Shayk ka bërë dhe Dua Lipa, Miley Cyrus, Beyoncé dhe emra më të rëndësishëm vetëm gjatë vitit të kaluar. /abcnews.al