Kanye West dhe Irina Shayk janë vënë në fokus të mediave botërore se kanë nisur një lidhje dashurie por Kim Kardashian nuk po iu kushton vëmendje. Sipas një burimi për E! News, Kim ka dëgjuar thashethemet në lidhje me Kanye-n dhe Irinën por nuk shqetësohet nëse kjo nuk ndikon tek fëmijët e saj.
Reperi dhe modelja kanë shkaktuar spekulime për një romancë por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve derisa u kapën mat ditën e djeshme në Francë, ku kanë qëndruar për 3 ditë për të festuar përvjetorin e 44-të të reperit. Kanye dhe Irina njihen prej vitesh.
Irina ka qenë pjesë e klipit të tij “Power” në 2010. Kanye u nda me Kardashian në shkurt pas gati shtatë vite martese dhe kanë katër fëmijë bashkë. Ndërsa Irina ishte më parë në një lidhje me Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë 4 vjeçare. /abcnews.al