Iranianët/ Rama në forumin e Davosit: Jemi ende të sulmuar, përditë

schedule08:45 - 18 Janar, 2023

schedule 08:45 - 18 Janar, 2023

Në forumin e përvitshëm të Davosit në Zvicër, kryeministri shqiptar Edi Rama foli për sulmin kibernetik që na shkaktoi Irani. Ai tha se kalimi i shërbimeve gati 95 % digjitale na bëri më të ekspozuar.

“Por në të njëjtën kohë kjo na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar ne u sulmuam shumë rëndë nga Irani. Bëmë një hetim të thellë, të ndihmuar nga ekipi i Mikrosoftit dhe FBI-së, dhe ekspertë të tjerë përpara se të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte. Ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite.”

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i kënaqur që sulmuesit nuk ja kishin arritur qëllimit final.

“Nga njëra anë, bekimi i teknologjisë na bëri të shihnim edhe anën tjetët, atë të mallkimit të teknologjisë. Edhe pse nuk kemi një siguri kibernetike të fjalës së fundit, ne ja dolëm të shmangnim zhdukjen tërësore të sistemeve, dhe shmangëm humbjen e të dhënave, cka ishte synimi i sulmit. Ne rezistuam mjaft mirë krahasuar me synimin e agresorëve. Ata kishin synim fundor fshirjen tërësore të sistemeve tona për të na kthyer pas tek epoka e letrës, epoka e gurit.”

Nëse krimi kibernetik do të ishte shtet, tha Rama, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe e botës, pas SHBA-së dhe Kinës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!