Irani zbulon dronin e ri luftarak, e quan “Gaza”

schedule16:27 - 21 Maj, 2021

schedule 16:27 - 21 Maj, 2021

Gardat Revolucionare të Iranit (IRGC) kanë zbuluar një dron të ri luftarak, të cilin e kanë quajtur “Gaza” në shenjë nderimi për palestinezët.

Udhëheqësi i IRGC, Gjeneral Major Husein Salami, tha në një deklaratë se ishte emëruar Gaza për të nderuar “ata në atë tokë që qëndrojnë sot kundër pushtimit dhe agresionit të Izraelit”.

Mjeti i ri fluftarak është pa pilot dhe fund të fluturojë deri në 35 orë pa ndërprerje. Armiku i madh i Izraelit, Irani është bërë zhvillues kryesor i dronëve,  shpesh duke përdorur teknologji që është inxhinierike e kundërt nga dronët amerikanë.

Mes shqetësimeve për ndikimin e tyre në sigurinë rajonale, muajin e kaluar Amerika dhe Izraeli ngritën një grup pune, duke u përqendruar në zhvillimin e dronëve dhe raketave të drejtuara me precizion nga Irani dhe përfaqësuesit e tij. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!