Irani zbulon bazën detare nëntokësore me dhjetëra anije

schedule22:30 - 18 Janar, 2025

schedule 22:30 - 18 Janar, 2025

Forca detare e Gardës Revolucionare ka zbuluar një bazë detare nëntokësore “në ujërat e Iranit jugor”, sipas imazheve të transmetuara nga televizioni shtetëror iranian që tregojnë dhjetëra varka të vogla të pajisura me mitralozë dhe raketa të parkuara në galeritë nëntokësore. Pamjet publikohen dy ditë përpara inaugurimit të presidentit të ri amerikan Donald Trump

Baza ku janë stacionuar varkat sulmuese me raketahedhës është në një thellësi prej 500 metrash në ujërat e Iranit jugor”, raportoi TV iranian.

Gjenerali Hossein Salami, komandanti i Gardës Revolucionare dhe gjenerali Alireza Tangsiri, komandant i forcave detare të Gardës, vizituan bazën, sipas pamjeve të publikuara.

Televizioni shtetëror sqaroi se “disa nga këto anije” kanë aftësinë për të goditur anijet dhe shkatërruesit amerikanë.

Më 10 janar, gjenerali Salami inspektoi një bazë raketore nëntokësore që mediat iraniane raportuan se ishte përdorur në sulmin me 200 raketa kundër Izraelit, i cili përfshinte për herë të parë raketa hipersonike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!