Irani vendos çmimin për “kokën” e Trump: 3 milion dollar për këdo që vret Presidentin

schedule15:31 - 21 Janar, 2020

schedule 15:31 - 21 Janar, 2020

Deputeti iranian Ahmad Hamzeh, ka premtuar një shumë prej 3 milion dollarësh për këdo që arrin të vrasë presidentin Donald Trump.

Hamzeh është deputet për qytetin Kahnuj në provincën Kerman. Kerman ishte qyteti i lindjes së Qassem Soleimani, gjenerali i “Quds Force” i cili u vra nga një avion amerikan në 3 janar në Irak.

“Unë deklaroj në emër të popullit të Kerman se të gjithë Kermanis janë ushtarë të Haj Qassem (Soleimani) dhe të gjithë nuk kemi frikë të dëshmohemi. Ne i japim 3 milion dollarë kujtdo që vret Trump ”tha Hamzeh, në fjalimin e tij të martën në parlament sipas Icana, agjensia e lajmeve parlamentare e Iranit.

Ai kërcënoi Shtetet e Bashkuara, bazat e saj ushtarake  dhe ambasadat në rajon: “Do ta shijoni këtë realitet që Dëshmori Qassem Soleimani është më i rrezikshëm se Haj Qassim Soleimani”. Implikimi i tij është që udhëheqësi ushtarak është më i fuqishëm në vdekje sesa ai para se të vritej./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!