TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhavit Shala, i ftuar në emisionin “Real Story”,komentoi zhvillimet e fundit lidhur me armëpushimin në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Teherani ka arritur të forcojë pozitat e tij në arenën ndërkombëtare.
Sipas Shalës, ashtu si Koreja e Veriut dhe lideri i saj Kim Jong Un arritën të sigurojnë ndikim përmes programit bërthamor, Irani ka arritur një efekt të ngjashëm përmes kontrollit strategjik të Ngushtica e Hormuzit.
Ai theksoi se konflikti aktual nuk ka një fitues apo humbës të qartë, pasi të dyja palët e konsiderojnë veten fitimtare. Megjithatë, sipas tij, në aspektin politik fitues del Irani, pasi regjimi i tij është legjitimuar ndërkombëtarisht dhe tashmë konsiderohet si palë e rëndësishme në tryezat e negociatave.
Shala nënvizoi se kjo situatë e ka forcuar rolin e Iranit si fuqi rajonale, duke ndikuar edhe në strategjitë e vendeve të Gjirit, të cilat mund të rishikojnë aleancat e tyre të mbrojtjes, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai shtoi se Irani tashmë ka hapësirë të nënshkruajë marrëveshje bilaterale dhe multilaterale me vendet e rajonit, duke rritur ndikimin e tij diplomatik. Ndërkohë, Shala u shpreh se deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk qëndrojnë, kur shprehet se, Irani është dobësuar, por përkundrazi thotë ai, Teherani ka dalë më i fuqishëm politikisht.
“Atë që Koreja e Veriut dhe Kim Jong Un arriti me program bërthamor dhe reaktor, Irani e arriti me ngushticën e Hormuzit. Kjo është një luftë që nuk ka as fitues dhe as humbës. Të dyja palët po e ndiejnë veten fitimtarë, por unë them se fitimtar në këtë rast është Irani.
Kjo bëri që Irani tashmë, të legjitimohet regjimi, Regjimi është legjetimuar, sepse është palë, është në tavolinë.
Të faktorizohet si fuqi rajonale, që nuk është njohur me marrëveshjet e tjera. Ka një rol rajonal të legjitimuar dhe kjo pastaj do ti bëjë që vendet e Gjirit të mendojnë seriozisht për aleancat e mbrojtjes që mund të kenë me SHBA.
Ka një pikë aty tek programi dhjetë pikash, që thotë se Irani ka të drejtë të nënshkruajë marrëveshje bilaterale dhe multilaterale për vendet e Gjirit. Ai8 do ti ofrojë marrëveshje secilit vend dhe do t’u imponohet.
Ajo që thotë kryeministri Netanyanu, nuk qëndron pothuajse fare: që Iran u shkatërrua, por Irani politikisht doli më i fuqishëm sesa ishte. Në marrëveshjen e 2015, nuk është diskutuar fare ngushtica e Hormuzit.
Tashmë edhe në këtë armëpushim Lejohet kalimi nën lejen e Iranit. Ishte konflikt që po gërryente të gjithë xhepat e qytetarëve”, tha ai.


