Irani thërret ambasadorin australian, shkak postimi në rrjetet sociale për komunitetin LGBT+

schedule09:58 - 4 Shtator, 2024

schedule 09:58 - 4 Shtator, 2024

Irani thirri të martën ambasadorin australian në Teheran për një postim në rrjetet sociale në lidhje me çështjet LGBT.

Ministria e Jashtme iraniane tha në një deklaratë se ambasadori Ian McConville u thirr në ministri pas publikimit të një “postimi fyes” nga misioni diplomatik i Kanberrës në Teheran. Duke dënuar postimin, Teherani shprehu ” kundërshtimet e tij të forta ” ndaj McConville mbi “përhapjen e kësaj përmbajtjeje të papërshtatshme nga ambasada australiane”.

“Sot dhe çdo ditë, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis mbështetës, ku të gjithë, veçanërisht të rinjtë LGBTQIA+, mund të ndjehen krenarë që janë vetvetja,” postoi Ambasada Australiane në Teheran në Instagram më 1 shtator.

“Përmbajtja e publikuar nga Ambasada Australiane është fyese dhe në kundërshtim me normat, zakonet dhe kulturën iraniane dhe islame,” i tha ministria McConville, duke shtuar se duhen marrë masa të rrepta për të parandaluar çdo përsëritje.

Ministria tha se një veprim i tillë nga ambasada australiane ishte “në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, e cila mandaton që misionet diplomatike të respektojnë ligjet dhe rregulloret e vendit pritës”.

Misioni diplomatik australian nuk e ka hequr postin edhe pse Teherani i kërkoi ambasadorit të korrigjonte “në mënyrë të duhur” postin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!