Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian u bëri thirrje zyrtarëve amerikanë “të mos lidhin sigurinë dhe interesat kombëtare të SHBA me fatin e kryeministrit të Izraelit, i cili po bie”.
Thirrjen, Abdollahian e bëri një konferencë të përbashkët për shtyp televiziv me homologun e tij indian në Teheran, shkruan Al Jazeera.
Ai u tha gjithashtu Shteteve të Bashkuara se nuk mund të bëjnë thirrje për përmbajtje ndërsa mbështesin luftën e Izraelit në Gaza. Amir-Abdollahian kërkoi një zgjidhje diplomatike të konfliktit në enklavën e rrethuar./abcnews.al