Pas regjistrimit të gusolës nga sllavët ne UNESCO edhe Irani arrin të regjistroi çiftelinë, duke përdorur emrin e vjetër të saj, duter por persisht, dotar do – tar do të thotë ( dy tela). Koleksionisti dhe muzikologu Mark Luli thotë se kjo është shqetësuese.
“Shpresoj që mos të marrim të gjithë kulturën dhe instrumentat tonë”.
Zëvendës Ministria e Kultueës Meri Kumbe e cila është edhe eksperte e trashëgimisë kulturore jomateriale thotë se kjo nuk është pengon ciftelinë të regjistrohet në UNESCO, mjafton propozimi nga ana e komunitetit dhe plotësimi i dosjes.
“Nuk shoh asgjë të keqe. Përgëzime shtetit të Iranit sepse ka bërë një veprim që është dukur i duhur për kulturën e vet kombëtare. Nuk e pengon edhe për natyrën e interpretimit të dosjes”, thotë ajo.
Luli posedon çiftelinë më të vjetër që ekzistion në trojet shqiptare dhuruar prej profesorit të tij, e cila i përket vitit 1860, e ku me bindje ai e cilëson, ciftelin si instrument puro shqiptar.
“Ku instrument i vitit 1860 ka rritur përsosmërinë t ij. Është unikal, nuk ka dy si ky. Ka punimin e veçantë, formën e kryqit të gdhendur. Është puro shqiptar”, thotë ai.
Nderse Meri kumbe thotë se instrumentat nuk kanë kombësi dhe Ministria e Kultures, sipas saj ka akorduar një fond , per propozime të dukurive të trashëgimisë kulturore pëe UNESCO
Nderkohë që nga viti 2010 eposi i kreshnikëve ka mbetur pa u regjiostruar në Unesco. / abcnews.al