Irani reagon pas dëbimit të 2 diplomatëve: Shqipëria ka bërë gabim, duhet të kthehet në rrugën e duhur

schedule19:00 - 20 Janar, 2020

schedule 19:00 - 20 Janar, 2020

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, ka reaguar për herë të parë pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, me një vendim të qeverisë shqiptare.

Në një reagim në Twitter, Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Hosein Ghazanfari thotë se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur, sepse ajo në të cilën është tani, nuk është e duhura.

“Shqipëria ka bërë gabime të shumta, dhe ne mendojmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë; ne rekomandojmë që ata të mos lidhin lidhjet tona të mira me një vend të tretë. Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe rruga e tyre e tanishme nuk është konstruktive”, shkruan Ghazanfari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!