Rojet e Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) kanë deklaruar se kanë sulmuar me raketa dhe dronë selinë e Flotës së Pestë të SHBA-ve, si dhe një bazë ajrore në Lindjen e Mesme.
Sipas Teheranit, sulmi erdhi si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të pretenduara amerikane kundër objektivave iraniane pranë ishullit Qeshm dhe Ngushticës së Hormuzit.
IRGC gjithashtu njoftoi se ka goditur me raketa një anije të identifikuar si “Panaya”. Autoritetet iraniane paralajmëruan se çdo cenim i sigurisë në Ngushticën e Hormuzit do të ketë pasoja të rënda për forcat amerikane.


