Irani mirëpret përpjekjet diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore me fuqitë botëror., tha sot Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian , një ditë pasi shefi i politikës së jashtme evropiane Josep Borrell propozoi një draft të ri për të ringjallur marrëveshjen 2015 për armët bërthamore të Teheranit.
“Irani mirëpret vazhdimin e diplomacisë dhe negociatave,” i tha ministri i jashtëm i Iranit Borel gjatë bisedës së tyre telefonike.
“Shtetet e Bashkuara thonë gjithmonë se duan një marrëveshje, kështu që kjo qasje mbetet për t’u parë në praktikë,” shtoi Amirabdolakhian.
Spas marrëveshjes së vitit 2015, Irani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve të vendosura nga Perëndimi.
Marrëveshja ka nisur të mos zbatohet kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump i pati larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja më 2018.
Uashingtoni më pas ka vënë sanksione të ashpra ndaj Teheranit, ndërsa Qeveria iraniane, e cila mohon se synon të ndërtojë bombë, ka nisur t’iu shmanget përkushtimeve të bëra në marrëveshje.
Për më shumë se një vit, Irani është duke negociuar me Britaninë, Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Kinën, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë indirekte, me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes.
Negociatorët është thënë se kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes në muajin mars, mirëpo bisedimet janë bllokuar papritur në muajin prill, pasi Teherani dhe Uashingtoni kanë fajësuar njëri-tjetrin se nuk kanë bërë zotime të mjaftueshme politike për zgjidhje të çështjeve të kontestueshme.
Në fillim të muajit qershor, Teherani ka thënë se ka nisur të largojë 27 kamera vëzhgimi nga zonat bërthamore që ka në Iran, duke kufizuar edhe më shumë mundësitë e Perëndimit që të vëzhgojë programin bërthamor të këtij shteti./abcnews.al/