Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian kritikoi BE-në duke thënë se sanksionet, të shpallura pas sulmit ndaj Izraelit, janë “për keqardhje” sepse vendi veproi në vetëmbrojtje.
“Është e trishtueshme të shohësh BE-në të vendosë shpejt të zbatojë më shumë kufizime të paligjshme kundër Iranit vetëm sepse Irani ka ushtruar të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë agresionit të rrezikshëm të Izraelit,” shkroi Amirabdolakhian në X, duke i bërë thirrje BE-së të sanksionojë Izraelin në vend të Iranit.
Kujtojmë që Irani gjuajti më shumë se 300 raketa dhe dronë kundër Izraelit në shenjë hakmarrjeje për sulmin izraelit ndaj ambasadës iraniane në Damask./abcnews.al