Irani ka paralajmëruar Izraelin kundër përshkallëzimit, pas rritjes së tensioneve midis vendit dhe Hezbollahut në Liban.
Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme Nasser Kanaani, Irani tha se Izraeli do të ishte i mençur për të shmangur atë që ai e quajti çdo “aventurë të re” në Liban.
Irani mbështet grupin Hezbollah, së bashku me një numër grupesh të tjera militante në Lindjen e Mesme. /abcnews.al