Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian i bëri thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që të marrë masa për të mbrojtur menjëherë të drejtat e palestinezëve dhe për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për krimet e luftës që ka kryer.
Abdollahian dënoi “shkeljen e rëndë dhe sistematike të të drejtave të njeriut të palestinezëve nga regjimi sionist”, pasi ai tha se Teherani pret që Kombet e Bashkuara të ndërmarrin hapa për të ndalur menjëherë dhunën dhe për të mbajtur ata që kryen luftë dhe krimet kundër njerëzimit të japin llogari, shkruan Tass.
“Ky lloj mosndëshkimi e ka inkurajuar regjimin izraelit për të kryer krime. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë organin më të lartë të të drejtave të njeriut të OKB-së, duhet të përmbushë seriozisht detyrën e tij për të kërkuar llogari nga regjimi sionist,” theksoi kryediplomati i Iranit.
Sipas Abdollahian, retorika e autoriteteve izraelite së bashku me sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës tregojnë se kjo është “një fushatë për gjenocidin e popullit palestinez”./abcnews.al