Autoritete iraniane kanë thënë të hënën se nuk do të pranojnë inspektimin e vendeve të tyre bërthamore nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Esmail Baghaei, ka dhënë një “jo” të prerë në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me kërkesën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore për të vizituar vendet bërthamore të Iranit që u sulmuan në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Baghaei ka akuzuar gjithashtu Shtetet e Bashkuara për shkeljen e memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Iranin në qershor.
“Duke marrë parasysh katërmbëdhjetë klauzolat e memorandumit të mirëkuptimit, amerikanët, në këtë periudhë të shkurtër, në një mënyrë apo tjetrën, kanë shkelur përbërësit e tij të ndryshëm”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.
Ai ka shtuar se Irani do ta respektojë angazhimin e tij vetëm për sa kohë që SHBA-ja të bëjë të njëjtën gjë.
“Ne do të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona për sa kohë që pala tjetër mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj. Ne e kemi demonstruar këtë edhe në praktikë. Kudo që pala tjetër shkeli angazhimet e saj, edhe ne nuk i zbatuam tonat”, ka shtuar ai.



