Irani “non grata” në Shqipëri, Ali Zaimi në Log.: Çfarë i dallon shiitët nga pjesa tjetër e myslimanëve, mos i ngatërroni me bektashinjtë!

schedule22:07 - 9 Shtator, 2022

schedule 22:07 - 9 Shtator, 2022

Për shkak të tentativave të vazhdueshme të Iranit për të ndikuar në komunitetin Bektashi në Shqipëri është ngritur një perceptim se shiizmi dhe bektashizmi janë e njëjta gjë, situatë për të cilën u fol edhe në Log. gjatë mbrëmjes së sotme.

I ftuar në studio përmes një lidhjeje me skype, lektori i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Ali Zaimi tha se, në fakt nuk ka ndonjë lidhje të fortë mes shiizmit dhe bektashizmit pavarësisht ngjashmërive në disa aspekte.

Zaimi tha se një ndër aspektet ku shiizmi dhe bektashizmi ngjajnë ka të bëjë me 12 imamët si edhe qasjen ndaj familjes së Profetit Muhamed a.s, ndërsa theksoi se në vetvete, shiizmi më shumë vepron si një lëvizje politike.

Por çfarë janë shiitët dhe përse janë të vendosur kryesisht në Iran?

Zaimi tha se shiitët janë të vendosur kryesisht në Iran, Irak, por edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, siç janë Libani apo Pakistani, ndërsa kanë një mori divergjencash mes pjesën tjetër të botës islame në doktrinë si edhe në praktimin e besimit.

“Shiitët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të myslimanëve, rreth 15 për qind të tyre dhe janë të vendosur në Iran, Irak, Liban, Pakistan, etj. Mes shiitëve dhe sunitëve ka një mori divergjencash që kanë nisur që prej shekullit të shtatë, kur ata pretenduan se khalifit të katërt, Aliut, i cili ishte edhe dhëndri i Profestit Muhamed a.s, iu bë padrejtësi. Shiitet kanë përdorur kryesisht burime nga ky khalif dhe jo të tjerët duke krijuar një rrymë të tyren”, tha Zaimi, ndërsa shtoi se një ndër faktorët që ka ndikuar edhe në trazimin e Lindjes së Mesme është qasja e veprimit në fshehtësi të kësaj rryme deri në arritjen e qëllimit të tyre.

“Islami ka arritur gjatë khalifit të dytë në Iran, Omerit r.a. Ka studiues që theksojnë se në fakt, persët nuk e pranuan kurrë islamin e vërtetë, por krijuan një rrymë të tyren siç është shiizme për të arritur në fakt qëllime politike përmes saj”, shtoi Zaimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!