Irani: Ne do t’u përgjigjemi sulmeve kundër interesave tona në Siri

schedule10:53 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 10:53 - 4 Dhjetor, 2023

Irani do t’i përgjigjet sulmeve ndaj interesave të tij në Siri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanaani të hënën kur u pyet për vrasjen e dy anëtarëve të Gardës Revolucionare iraniane në Siri javën e kaluar.

“Asnjë veprim kundër interesave të Iranit dhe forcave tona këshilluese në Siri nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Kanaani.

Dy anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit që shërbenin si këshilltarë ushtarakë në Siri u vranë në një sulm izraelit, raportoi media shtetërore iraniane më 2 nëntor, viktimat e para iraniane të raportuara në luftën e vazhdueshme në Gaza./abcnews.al