Teherani ka ndërtuar raketën e parë hipersonike, duke bërë atë që ajo vet cilëson si “një hap të madh në prodhimin e raketave”, sipas Reuters.
Sipas komandantit iranian të forcave ajrore të Gardës Revolucionare, Amirali Hajizadeh, raketa që ende nuk ka një emër dhe specifika zyrtare “është krijuar për të shkatërruar sistemet kundër-raketore të armikut”, dhe mendohet se ka një shpejtësi pesë herë më të madhe se raketat e tjera që disponon regjimi i ajatollahut Khamenei.
Javët e kaluara, Irani i ka dorëzuar Rusisë dhjetëra raketa balistike Fateh-110 dhe Zolfaghar, që mund të godasin në një distancë deri në 700 kilometra.
Teherani ka pranuar dorëzimin e këtyre sistemeve, së bashku me dronët e tipit Mohajer-6 dhe Shahed-136, por ka deklaruar se këto furnizime kanë ndodhur para fillimit të operacioneve ushtarake të vendosura nga Putin.
/abcnews.al