Irani mbështet vendimin e Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin

schedule10:13 - 8 Maj, 2024

schedule 10:13 - 8 Maj, 2024

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, e përkufizoi zgjedhjen e Turqisë si “efektive” dhe “të vlefshme”, pasi vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin derisa të ketë një armëpushim në Gaza dhe dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare në enklavë.

“Kombi turk ka pasur një vend të denjë dhe ka kontribuar në zhvillimin e kulturës dhe qytetërimit islam dhe përhapjen e etikës dhe vlerave njerëzore dhe edhe sot luan një rol efektiv në mbështetjen e kauzës së kombit të shtypur palestinez”, tha Amirabdollahian.

Javën e kaluar, Ankaraja njoftoi se kishte bllokuar të gjitha importet dhe eksportet drejt dhe nga Izraeli dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se tregtia ekonomike me shtetin hebre arrinte në 9.5 miliardë dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!