BBC ka publikuar shifrat reale të viktimave dhe rasteve të Covid 19 në Iran, dhe mendohet se viktimat janë tre herë më shumë se sa raportimet. Ndërkohë viktima e parë në vend nga pandemia është regjistruar në muajin janar një muaj para konfirmimit të rastit zyrtar.
Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Iran është trefishi i asaj që pretendon qeveria iraniane. Lajmi është raportuar nga BBC e cila citon dokumente zyrtare dhe të rezervuara që i janë dhënë nga një burim anonim.
Numrat e publikuar nga qeveria janë shumë larg atyre të ministrisë së shëndetësisë: rreth 42 mijë viktima deri në 20 korrik, kundrejt 14 mijë të regjistruar publikisht/ numri i të prekurve është mbi 450 mijë në krahasim me 278 mijë të publikuara. Ndër të tjera viktima e parë është regjistruar në 22 janar një muaj para rastit zyrtar.
Rastet ditore
Të dhënat sekrete tregojnë dhe se Teherani ka pasur numrin më të madh të viktimave; mbi 8 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 apo simptomave të ngjashme.
Ecuria e përgjithshme e rasteve dhe të vdekjeve është e ngjashme me raportet zyrtare dhe pse e përmasave të ndryshme. Rritja fillestare e numrit të viktimave është shumë më i ngadaltë në krahasim me shifrat e ministrisë së shëndetësisë dhe në mes të muajit mars ishte pesë herë më i lartë se numri zyrtar.
Vdekshmëria sipas qyteteve
Pothuajse në të gjitha vendet mendohet se numri i rasteve nuk është ai real, pro në rastin e Iranit, BBC thekson se autoritetet kanë dhënë shifra ditore shumë të ulëta me objektivin për të fshehur situatën reale./abcnews.al