Irani feston 40 vjetorin e revolucionit islamik

schedule12:42 - 11 Shkurt, 2019

schedule 12:42 - 11 Shkurt, 2019

Irani festoi 40 vjetorin e krijimit të rpeublikës islamike. Me dhjetëra mijëra persona u mblodhën në Teheran, ndërsa presidenti Rohani premtoi se vendi do të përforcojë pushtetin e tij ushtarak.

Dhjetëra mijëra iranianë kanë zbritur në rrugët e Teheranit për të festuar 40 vjetorin e Republikës Islamike e krijuar nga revolucioni Komeinist në vitin 1979. Në 11 shkurt të 40 viteve më parë i rrëzuar regjimi i Shah-ut Reza Pahlavi, dhjetë ditë pas rikthimit triumfues nga ekzili i Ajatollah Ruhollah Komeini, babai themelues i Republikës islamike iraniane. Festmiet vijnë në një moment jo të lehtë për Iranin, si pasojë e sanksioneve të reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë kontribuar në rritjen e çmimeve dhe reduktimin e ushqimeve në treg. Manifestuesit mbanin në duar fotografi dhe parulla për Khomeini dhe pasardhësit të tij drejtuesit supreme, Ajatollah Ali Khamenei. Kortezhe ka pasur dhe në qytete e fshatra të tjera të vendit.

Presidenti Iranian Hasan Rohani deklaroi se është i vendosur që vendi të përforcojë pushtetin e tij ushtarak dhe programin e raketave pavarësisht presopneve të vendeve të konsideruara armike, të cilat synojnë dobësimin e mbrojtjes iraniane. Më tej ai shtoi se Irani nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë leje për të zhvilluar lloje të ndryshme raketash. Rohani theksoi se komploti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit do të përfundojë dhe armiku nuk do të arrijë asnjëherë të realizojë objektivat e tij djallëzore. “Prania e popullit në rrugët e vendit tregon se armiku do të mundet”, përfundoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!