Irani e cilëson si “destabilizues” dislokimin e bombarduesve amerikanë

schedule15:31 - 4 Nëntor, 2024

schedule 15:31 - 4 Nëntor, 2024

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Emaeil Baghaei, kritikoi atë që e quajti “prani destabilizuese” të Shteteve të Bashkuara pas dislokimit të bombarduesve B-52 në rajon.

“Ne gjithmonë kemi besuar se prania e Amerikës në rajon është prani destabilzuese”, tha Baghaei gjatë një konference për media, pasi u pyet për dislokimin. Ai shtoi se kjo prezencë “nuk do të pengojë vendosmërinë e Iranit për të mbrojtur veten”.

Gjatë fundjavës që shkoi, ushtria amerikane njoftoi për dislokimin e bombarduesve B-52 në Lindjen e Mesme si paralajmërim ndaj Iranit, i cili është zotuar se do të përgjigjet ndaj sulmeve që Izraeli kreu kundër caqeve iraniane më 26 tetor.

Sulmi i Izraelit ishte hakmarrës ndaj breshërisë së raketave dhe dronëve që Irani lëshoi drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm iranian po ashtu ishte hakmarrës, pasi në Damask të Sirisë ishin vrarë udhëheqës ushtarakë të grupeve që mbështeten nga Irani dhe një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Të paktën katër ushtarë u vranë gjatë sulmit të Izraelit kundër Iranit dhe Teherani tha se sulmi shkaktoi “dëm të kufizuar”.

Baghaei tha se përgjigja e Iranit do të jetë “vendimtare”.

Ai tha se Irani “mbështet të gjitha nismat dhe përpjekjet” për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe Liban, ku Izraeli është duke luftuar kundër dy grupeve që mbështeten nga Teherani.

Ai tha se qëndrimi i Iranit kundër ndryshimit të doktrinës perëndimore dhe prodhimit të armëve bërthamore, mbetet e njëjtë.

Duke cituar fjalimin e fundit të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, Baghaei tha se Republika Islamike do të “pajisjet me gjithçka që i duhet për të mbrojtur veten”./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!