Irani ka marrë propozimin prej 15 pikash të Amerikës për t’i dhënë fund sulmit amerikano-izraelit. Analisti Lulezim Veliu tha se udhëheqësit iranianë po përballen me humbje të mëdha materiale dhe njerëzore.
Ai shtoi se një ndryshim i afërt në pushtet nuk është i largët, edhe pse SHBA është e interesuar për një marrëveshje që të ndalojë pasurimin e uraniumit për nevoja ushtarake.
“ E gjithë ajo politike që bëhet në Iran shfrytëzohet për propagandë brenda popullit të tyre. Rrallë në një periudhë të shkurtër kemi pasur shumë viktima. Ata e kanë shumë të vështirë të hapin rrugë dhe të lënë pushtetin.
Një gjë e tillë do t’u ndodhë shumë shpejt, edhe pse SHBA është e interesuar të arrijë një marrëveshje që të ndalojë Iranin në pasurimin e uraniumit për nevoja luftarake dhe ushtarake, që u pa qartë në propozimin 15-pikësh. Ditët e fundit ka pasur humbje të mëdha në Iran, materiale dhe në burime njerëzore, dhe në udhëheqësit kryesorë të shtetit. Nuk do të jetë e largët dita kur do të ngrejnë flamurin e bardhë.” / abcnews.al /


