Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar sanksionet e reja të vendosura ndaj industrisë vendase të dronëve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja.
“Përdorimi i sanksioneve për të dobësuar aftësitë mbrojtëse të Iranit nuk do të ndikojë kurrë në vendosmërinë e vendit për të rritur autoritetin e tij kombëtar”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Naser Kanani.
Ai shton se sanksionet janë kthyer në një “mundësi për vetë-mjaftueshmërinë në forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe mbrojtëse të Iranit”.
Sipas tij, aftësitë ushtarake të vendit, janë “proporcionale” me nevojat e tij për “të mbrojtur interesat e tij kombëtare, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial dhe mbrojtjen e ligjshme dhe parandalimin kundër çdo kërcënimi të jashtëm”/abcnews.al