Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani dënon sanksionet e reja amerikane

schedule14:05 - 24 Prill, 2024

schedule 14:05 - 24 Prill, 2024

Irani i përshkroi sot si “të pabaza” sanksionet e reja të vendosura nga SHBA kundër dy kompanive dhe katër individëve të përfshirë, sipas Uashingtonit, në “sulme kibernetike”.

Këto sulme janë kryer në emër të komandës kibernetike të Trupave të Gardës Revolucionare, ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit, njoftoi të martën, Thesari i SHBA-së.

Ato u kryen “kundër bizneseve dhe subjekteve qeveritare të SHBA”, sipas Uashingtonit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani “i hodhi poshtë dhe dënoi me forcë akuzat e pabaza të qeverisë amerikane kundër individëve dhe bizneseve iraniane”.

Sipas Kanaan, Shtetet e Bashkuara po “akuzojnë individë dhe institucione iraniane pa asnjë bazë” në mënyrë që të largojnë vëmendjen, nga vala e kritikave në mbarë botën kundër politikave të Shteteve të Bashkuara për mbështetje të pakufizuar për krimet e luftës dhe gjenocidin  të kryer nga regjimi sionist Izraeli në luftën e tij kundër Rripit të Gazës.

Komanda Kibernetike e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike është një nga agjencitë e qeverisë iraniane që qëndron pas hakimeve, duke punuar përmes një sërë kompanish për të shënjestruar Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, tha Departamenti i Thesarit të SHBA-së.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!