Tre vajza të mitura u arrestuan për helmimin në shkolla në Iran. Këtë e bën të ditur agjencia e të drejtave të njeriut Hrana, duke nënvizuar se policia dhe institucionet e drejtësisë kanë tentuar t’ia atribuojnë përgjegjësinë për helmimet në shkollat e vajzave, grupeve opozitare apo vetë nxënësve.
Sipas Hrana, tre vajzat “Erfaneh Honar, Setayesh Darougheh dhe Setayesh Amiri po mbahen në burgun Adelabad në Shiraz pa qenë në gjendje të bëjnë telefonata apo të marrin vizita nga familja”. Qytetarët janë ngritur në protestë kundër helmimit të nxënësve në Shahinshahr.
Ata u mblodhën para një shkolle teksa thërrasin slogane antiqeveritare si: “Ne nuk duam një qeveri që vret fëmijët, ne nuk e duam këtë”, të cilët më pas u sulmuan nga forcat e policisë në përpjekje për t’i shpërndarë duke përdorur gaz lotsjellës./abcnews.al