Autoritetet iraniane kanë arrestuar pesë persona të akuzuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës izraelite, Mossad.
Agjencia e lajmeve Tasnim raportoi lajmin, duke cituar një deklaratë nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Të pesë personat u arrestuan në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor.
Sipas IRGC-së, pesë spiunët e dyshuar “po i transmetonin armikut karakteristikat e vendeve të rëndësishme dhe të vendbanimeve, në mënyrë që ato të mund të bombardoheshin”.


