Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Irani, 20 vjet që përgatitet për këtë skenar”/ Qirjazi: Nuk është e lehtë të bjerë regjimi

schedule21:29 - 17 Mars, 2026

schedule 21:29 - 17 Mars, 2026

Eksperti i sigurisë Redion Qirjazi tha se një ndryshim i shpejtë i regjimit në Iran është shumë i vështirë për t’u arritur, pavarësisht zhvillimeve të fundit në rajon. I ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, ai theksoi se struktura e sistemit iranian është ndërtuar për t’i mbijetuar krizave të tilla, duke e bërë pothuajse të pamundur një kryengritje pa pasoja të rënda në infrastrukturë dhe humbje të mëdha njerëzore.

Sipas Qirjazit, Irani ka krijuar një mekanizëm të fortë kontrolli dhe një strategji të mirëplanifikuar për luftë asimetrike, e cila përfshin decentralizimin e mënyrës së veprimit dhe zëvendësimin e shpejtë të drejtuesve, edhe pas eliminimit të tyre. Ai shtoi se vendi ka mbi dy dekada që përgatitet për skenarë të tillë, duke e bërë të vështirë rrëzimin e regjimit, i cili nuk është i përqendruar vetëm tek një individ.

“Për shkak se sistemi është krijuar për t’u mbijetuar këtyre lloj skenarëve, është e pamundur që të krijosh një kryengritje, pas pasur dëme të mëdha në infrastrukturë dhe në humbje të mëdha të njerëzve. Irani do të jetë në gjendje të vendosë një lider tjetër.



Në përgjithësi duke qenë se kemi një sistemi kontrolli kaq të nënshkruar do të thotë që të gjithë duan që të mbahen në brazda. Siç shikojmë drejtuesit edhe pas eliminimit të tyre ‘rikthehen’ në forma të tjera. Kjo është e planifikuar për të krijuar një luftë asimetrike. Pjesë e strategjisë së Iranit është që mund të decentralizojnë mënyrën e luftimit.

Kjo është ndër elementet përfundimtare të strategjisë. Irani ka 20 vjet që përgatitet për këtë skenar. Nuk mund të presim që të bjerë regjimi, nuk është regjim totalitar.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!