Në Iran muajt e fundit në Qom, një nga qytetet kryesore fetare të vendit, qindra vajza janë helmuar në shkollat e tyre me qëllim, sipas një deklarate të zëvendësministrit të shëndetësisë.
Qëllimi ishte mbyllja e shkollave të vajzave. Siç ndodh, shkollat dhe universitetet janë pikërisht vendet ku formohet opozita politike ndaj regjimit, të cilave autoritetet konservatore i frikësohen më shumë dhe që synojnë t’i mbyllin, si për të kopjuar shembullin e Afganistanit fqinj, i cili, nën talibanët, ndaloi shkollimin e vajzave.
Që nga fundi i nëntorit, mediat lokale kanë raportuar raste të helmimit të qindra vajzave deri në 10 vjeç në shkollat e qytetit. Sipas agjencisë Irna, më 14 shkurt prindërit e nxënësve u mblodhën para guvernatorit të qytetit për të “kërkuar shpjegime”.
Nga ana e tyre, ministritë e inteligjencës dhe arsimit kanë thënë thjesht se po punojnë së bashku për të gjetur burimin e helmimit.
/abcnews.al