Ministria e Arsimit e Iranit së fundmi ka njoftuar se të gjithë vajzat që nuk janë të mbuluara nuk do të arsimohen.
“Nuk do të ofrohen shërbime për vajzat që nuk respektojnë kodin e veshjes së shkollës“, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Mediat e huaja shkruajnë se një vendim i tillë është konfirmuar edhe nga ministria e Shëndetësisë që ka deklaruar se universitetet e lidhura me ministrinë nuk do të ofrojnë shërbime për studentet femra që nuk përdorin mbulesën, e cila ka qenë e detyrueshme në publik për gratë që nga themelimi i Republikës Islamike në 1979. /abcnews.al