Iran, ndjek penalisht dy aktore që nuk mbanin shami

schedule12:37 - 8 Maj, 2023

schedule 12:37 - 8 Maj, 2023

Autoritetet iraniane kanë theksuar se ka nisur ndjekja penale për aktoret iraniane që u shfaqën në publik pa mbajtur shaminë islame. Ndjekja e tyre ka nisur pas shenjëstrimit që u është bërë ë publik.

Mediat e huaja shkruajnë se Baran Kosari, 37 vjeç, po ndiqet penalisht për mosmbajtjen e shamisë gjatë varrimit të aktorit Hessam Mahmoudi.  Degan gjithashtu po përballet me ndjekje penale për mosmbajtjen e shamisë në një kafene, sipas agjencisë Mehr.

Ndërkaq Aktorja 44-vjeçare është shfaqur në disa seriale televizive dhe është shpërblyer vazhdimisht nga festivali i filmit iranian, Fajr.

Javët e fundit, drejtësia iraniane është marrë me katër aktorë të tjerë për të njëjtat arsye. Asnjë nuk u arrestua.

Në mesin e prillit, u vendos një plan i ri i policisë për të forcuar kontrollet mbi respektimin e grave ndaj kodit islamik të veshjes.

Muajt ​​e fundit gjithnjë e më shumë gra janë shfaqur në rrugë pa shami, kryesisht pas nisjes së lëvizjes protestuese të shkaktuar nga vdekja e Mahsha Amini , e cila u arrestua për shkelje të kodit të veshjes islame.

Që nga fillimi i prillit, autoritetet iraniane kanë mbyllur dyqanet, kryesisht kafenetë dhe restorantet, për shkak të shkeljes së shamisë së detyrueshme nga punonjësit dhe klientët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!