Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi në Tel Aviv

schedule13:57 - 15 Mars, 2026

schedule 13:57 - 15 Mars, 2026

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar sërish pasi Irani ka lëshuar një breshëri raketash drejt Izraelit, duke detyruar mijëra banorë të nxitojnë drejt strehimoreve ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në disa qytete.

Sulmet goditën veçanërisht zonën qendrore të Izraelit dhe rrethinat e Tel Avivit, ku raportohen dëme në të paktën 23 lokacione të ndryshme. Shërbimet e emergjencës kanë bërë të ditur se disa persona janë plagosur nga sulmet e fundit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, që nga fillimi i përshkallëzimit të konfliktit, dhjetëra persona janë vrarë në Izrael si pasojë e raketave të lëshuara nga Irani, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.



Situata e tensionuar ka prekur edhe Libanin, ku sipas zyrtarëve vendas të paktën 820 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite.

Po ashtu raportimet bëjnë të ditur se të paktën 13 anëtarë të ushtrisë amerikane kanë humbur jetën që nga përshkallëzimi i konfliktit në rajon.

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit vazhdon të mbetet një nga krizat më të rrezikshme në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për ulje të tensioneve dhe ndalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!