Iraku “tradhton” SHBA: Do t’i zbatojmë sanksionet ndaj Iranit

schedule21:39 - 13 Gusht, 2018

schedule 21:39 - 13 Gusht, 2018

Iraku, një nga aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në botën arabe, ka deklaruar se nuk do t’i zbatojë të gjitha sanksionet e vendosura nga Uashingtoni ndaj Iranit, pasi do të shohë edhe interesat personale.

Qeveria irakene ka deklaruar se është e angazhuar që të zbatojë sanksionet e vendosura nga administrata amerikane ndaj Iranit, por jo të gjitha ato. “Zotimi ynë sa i takon çështjes së Iranit është që të mos përdorim më dollarin amerikan në transaksionet dypalëshe”, ka thënë kryeministri Haider al Abadi.

Deklarata e tij bie ndesh me një tjetër të bërë javën e kaluar, kur tha se Iraku nuk binte dakord me politikat e Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës Islamike, por do t’i ndiqte ato për hir të interesave personale.

Deklaratë kjo që shkaktoi reagime në Teheran dhe në segmentet pro-iraniane të politikës në Bagdad. Nga ana tjetër, vetë qeveria iraniane ka deklaruar se nuk do ta ndryshojë politikën e tij të jashtme në Lindjen e Mesme.

“Irani nuk do ta ndryshojë politikën rajonale pavarësisht kërcënimeve dhe sanksioneve të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ministri i Jashtëm, Mohamad Javad Zariv për televizionin “Al Jazeera”. Pak përpara tij, lideri suprem, ajatollahu Ali Khamenei refuzoi ofertën e presidentit Donald Trump për bisedime.

Në maj Trump njoftoi tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, me argumentin se ajo nuk kishte garantuar largimin e Iranit nga aktivitetet bërthamore dhe programet për zhvillimin e raketave balistike.  /abcnews.al