Iraku kërkon 100 miliardë dollarë për rindërtimin

schedule15:28 - 29 Dhjetor, 2017

schedule 15:28 - 29 Dhjetor, 2017

Rindërtimi i qyteteve irakene të shkatërruara nga lufta, sipas qeverisë së Bagdadit, mund të kushtojë 100 miliardë dollarë. Por zyrtarë lokale dhe ekspertë thonë se, kjo shifër do të ishte e nevojshme vetëm për Mosulin.

Mosuli dhe qytetet e tjera irakiane janë shkatërruar tërësisht pas disa viteve luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik. Sipas qeverisë së Bagdadit, bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë me shume përgjegjësi për rindërtimin e vendit.

Kreu i Bashkisë së Mosulit, shpjegoi se “Qeveria e amerikane duhet të jetë nga të parat kontribuese në procesin e rindërtimit, sepse janë fuqia numër një në botë. Janë pikërisht amerikanët që lejuan terroristët në mbarë botën të vijnë në Mosul dhe si rezultat ata shkatërruan një nga qytete më të lashta të Lindjes së Mesme- tha ky zyrtar.”

Por Administrata Trump e ka bërë të njohur qëndrimin e saj se nuk dëshiron të përfshihet ndjeshëm për të ndihmuar. Iraku shpreson në kontributin e Arabisë Saudite dhe vendeve të Gjirit. Deri tani, vetëm Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë iniciativën për të rindërtuar një pjesë të infrastrukturës së shkatërruar në Irak./abcnews.al