Iraku dënon sulmin ndaj trupave amerikane në Jordani

schedule13:27 - 29 Janar, 2024

schedule 13:27 - 29 Janar, 2024

Qeveria irakiane ka dënuar sulmin e së dielës ku u vranë tre anëtarë të shërbimit amerikan në Jordani.

Presidenti amerikan, Joe Biden akuzoi “grupet militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak” për kryerjen e sulmit me dron, i cili gjithashtu plagosi disa të tjerë, shkruan Sky News.

“Qeveria irakiane dënon përshkallëzimin e vazhdueshëm, veçanërisht sulmin e fundit në kufirin sirian-jordanez, dhe po monitoron nga afër me shqetësim të madh zhvillimet alarmante të sigurisë në rajon”, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë irakiane, Basim Alawadi.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar të përgjigjen, megjithëse nuk është ende e qartë se kur do të ndodhë ose në çfarë forme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!