IPKO Superliga/ Fitore me “poker” dhe kryesim për Ballkanin, Daku super

schedule15:59 - 16 Tetor, 2020

schedule 15:59 - 16 Tetor, 2020

Ballkani nuk ndalet as në Obiliq. Djemtë e Ismet Munishit triumfuan 2-4 me përmbysje jashtë fushe ndaj Arbërisë, një prej surprizave të bukura të javëve të para në IPKO Superligën e Kosovës.

Mirlind Daku vazhdon të mos njohë kundërshtarë dhe sot realizoi dy gola të tjera. Shifra fantastike për sulmuesin 22-vjeçar të Ballkanit dhe Kosovës U21, i cili ka shënuar 12 gola në 6 javë kampionat.

 

Renditja e kampionatit dardan…

Vendasit e mbyllën pjesnë e parë në avantazh falë golit të Sunaj Hasan, por ekipi nga Suhareka nuk u përmbajt në fraksionin e dytë të ndeshjes. Daku barazoi shifrat, por Almir Kryeziu riktheu Arbërinë në avantazh.

Kryesuesit gjetën sërish barazimin me anë të Armend Thaçit, përpara se Daku të shënonte sërish nga pika e penalltisë, teksa Ermal Krasniqi vulosi fitoren me “poker” të Ballkanit në minutat shtesë. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e gjashtë
Arbëria-Ballkani 2-4
(Hasan 35′, Kryeziu 64′ / Daku 54′, (pen) 83′, Thaçi 72′, Krasniqi 90+6′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!