IPKO Superliga/ Fazliu ngjit “Intelektualët” në krye, feston edhe Feronikeli

schedule17:55 - 6 Qershor, 2020

schedule 17:55 - 6 Qershor, 2020

Dritës i ka mjaftuar një gol i Astrit Fazliut për ta rinisur kampionatin me fitore. Skuadra nga Gjilani mposhti 1-0 në shtëpi Flamurtarin dhe është ngjitur përkohësisht në vend të parë me 46 pikë, dy më shumë se Ballkani që pret nesër Drenicën.

Drita e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë me golin e Fazliut në minutën e 25-të. 32-vjeçari nga Ferizaj, shfrytëzoi një krosim të Shabanit dhe realizoi me kokë. Vendasit e ruajtën avantazhin deri në fund dhe tani presin një dhuratë nga Drenica.

Java e 23-të e IPKO Superligës së Kosovës
Drita-Flamurtari 1-0
(Fazliu 25′)
Feronikeli-Vushtrria 3-1
(Harmon 9′, Zeka 16′, Lladrovci 70′ / Azemi 45+1′)

Triumfon edhe Feronikeli. Ekipi nga Drenasi shënoi tre gola përballë Vushtrrisë së vendit të parafundit. Dueli u zgjidh shpejt dhe vendasit e panë vetën në avantazh pas çerek ore lojë.

Liberiani Harmon zhbllokoi rezultatin me kokë, teksa Mevlan Zeka dyfishoi pak minuta më vonë. Fundi i pjesës së parë solli golin e miqve, që shkurtuan rezultatin me anë të Valmir Azemit. Shpresat e Vushtrrisë morën fund në minutën e 70-të.

Lapidar Lladrovci shënoi një eurogol, falë një roveshate shumë të bukur. Përfundimisht 3-1 për kampionët në fuqi, të cilët ndajnë vendin e pestë me Llapin, ndërsa Vushtrria mbetet e parafundit në renditje. /abcnews.al

 

Renditja e kampionatit dardan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!